Hapet Qendra e Karrierës në Gjilan

E publikuar: 06/03/2023 12:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, zyrtarisht është përuruar hapja e Qendrës së Karrierës në Gjilan. Me rastin e inaugurimit të QK Gjilan të pranishëm ishin të gjithë aktoret dhe investitorët që bën të mundur funksionalizimin e Qendrës së Karrierës.

Për peripecitë dhe aktivitetet me rastin e përgatitjes për hapjen e Qendrës, foli edhe menaxherja e Qendrës së Karrierës profesoresha Luljeta Huruglica-Shkodra e cila më në hollësi dhe në pika të shkurtra shpjegoi për rrjedhat e Qendrës së Karrierës.

Ndër të tjera me një fjalë rasti të pranishmëve me rastin e hapjes së kësaj Qendre foli edhe përfaqësuesit i MASHTI-it zt. Lahë Nitaj. Përfaqësueset e Organizatës për “rritjen dhe fuqizimin e të rinjve” EYE Menaxherja e saj Albina Berisha dhe zonja Valbona Rraci përfaqësues nga ambasada e Zvicrës.

Kryetari i Komunës zt. Alban Hyseni foli po ashtu për një realizim të kamotshëm duke bërë që komuna tashmë po investon shumë në aftësimin profesional të rinjve, duke u bërë pjesë e pandashme e standardeve Evropiane.
Edhe drejtoresha e DKA-së zonja Albana Demiri si nikoqire e hapjes së QK, foli për të ardhmen e kësaj qendre.

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtuar edhe drejtoresha e ShMTP “Mehmet Isai” zonja Lumije Tahiri.

Qendra e Karrierës falënderon të gjithë aktoret dhe kontribuuesit që bën të mundur hapjen e kësaj Qendre.

Komuna e Gjilanit, DKA-ja, Qendra e Karrierës dhe të gjitha shkollat e komunës sonë le të gëzojnë ketë mundësi që sot po jetësohet në qëllimin primar dhe të vetëm, të mbështesin nxënësit në përmisimin e shkathtësive për menaxhim të karrierës, ndërlidhjen me tregun e punës, shkëmbimin e informacioneve të karrierës, edukimin dhe trajnimin, si dhe rrjetëzimin me palët e interesit.

Qendra e Karrierës falënderon po ashtu të gjithë pranishmit, që sot gjetën kohë të jenë përkrah nesh duke u bërë pjesë e hapjes se QK.

Një falënderim për përfaqësuesit të mediave, përfaqësuesve të bizneseve (Odes Ekonomike), Policinë e Kosovës, afarist, aktivit të shoqërisë civile, përfaqësues të bankave, kolege dhe profesor, miq dhe familjar.

Në përfundim të inaugurimit të Qendrës, është organizuar një koktej modest ku të pranishmit patën mundësin edhe të shikojnë ambientet e Qendrës së Karrierës dhe të bashkëbisedojnë në mes vete.

Faleminderit edhe njëherë!

Gjithë të mirat.
Qendra e Karriereës – Gjilan