Hamza i kundërpërgjigjet Bahtirit për akuzat ndaj PDK-së: Nëse e fsheh krimin, atëherë je pjesëmarrës në të (Video)

E publikuar: 17/09/2021 00:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Hamza

Sipas Bahtirit, çdo gjë e keqe që i ka ndodhur Mitrovicës para se ai ta marrë pushtetin, ka ardhur nga PDK-ja.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza i është kundërpërgjigjur deklaratave të kandidatit të LV-së, Agim Bahtiri në emisionin “Context” në ATV.

Sipas Bahtirit, çdo gjë e keqe që i ka ndodhur Mitrovicës para se ai ta marrë pushtetin, ka ardhur nga PDK-ja.

“PDK ka bërë një punë të tmerrshme në Mitrovicë jo vetëm se i ka shpërngulë 15 mijë qytetarë nga pjesa e Veriut por edhe këta që ishin në pjesën e jugut ishte vështirë të jetohej (…) Secili që e kritikonte një zë kundër ose përfundonte në spital ose në arkivol,”- u shpreh Bahtiri në ATV.

Kjo deklaratë, bëri që Hamza t’i kërkojë Bahtirit përgjegjësi për kohën sa ka qeverisur vet ai me Mitrovicën, gjersa shtoi se nëse ky i fundit ka ndonjë informacion konkret, atëherë duhet t’i drejtohet organeve kompetente.

“Nëse ka pasur grupe kriminale, nëse ka kriminel, kriminelët kanë emër dhe mbiemër. Nëse e fsheh krimin, atëherë je pjesëmarrës në krim. Duhet ta denoncojë krimin, nëse dikush ka përfundu në arkivol, ka emër e mbiemër. Unë besoj në organet e drejtësisë. Për konsum politik dhe fushatë zgjedhore janë çështjet tjera,” – u shpreh Hamza./ATVLIVE/

Për më shumë ndiqni videon e plotë: