Haliti thotë se peticioni në veri s’mund të realizohet, tregon si duhet vepruar

E publikuar: 09/09/2023 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përfunduar ditë më parë hartimin e Udhëzimit Administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e Kryetarit të Komunës nga funksioni.

Udhëzimi ka për qëllim përcaktimin e procedurës së inicimit, organizimit dhe dorëzimit të iniciativës së qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, në pajtim me Ligjin Nr.03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale.Por, opozita këtë udhëzim nuk po e shohin si zgjidhjen e duhur për zhbllokimin e situatës në katër komunat veriore të vendit.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë se në qoftë se duan ta ndihmojnë procesin dhe nëse e ka seriozisht kryeministri, dhe nëse nuk do më bë lojëra prolonguese e me pastaj me pasoja shtrënguese për Kosovën, atëhere duhet që katër kryetarët e komunave ne veri, t’i deponojnë dorëheqjet e tyre me qëllim që ato të miratohen në momentin kur arrihet marrëveshja për zgjedhjet në veri.

“Marrëveshja duhet të bëhet mendërmjetësimin e BE-së dhe do duhej që përfaqësuesit e qytetarëve në veri do të duhej të arrinin një marrëveshje. Paraprakisht mendoj se do të duhej që të ndërtohet një institucion këshillimor nga qeveria ose nga institucionet si EULEX-i, ose ambasada e ShBA-ve me qëllim që të zhvillohet një debat i brendshëm në veri dhe këto dorëheqje të hyjnë në fuqi në momentin e arritjes së marrëveshjes për të bërë zgjedhje. Çështja e atij peticioni është krejtësisht i pamundshëm për t’u realizuar për faktin se ne nuk kemi ligj që e mundëson pastaj referendumin”, ka thënë Haliti për IndeksOnline.

Më tutje, ai thotë se 20% e firmave nuk mund të arrihet sepse, serbët e veriut, pa këtë marrëveshje të mundshme nuk do ta nënshkruajnë dhe si do të arrihen 20% e nënshkrimeve.

“Ose qëllimi është që më thënë ja këta s’po duan vet dhe na ja mundësuam dhe për ta prolongua këtë çështje. Unë mendoj se duhet patjetër që katër kryetarët me shtensionu situatën. Ata dihet me sa vota janë zgjedhur. E di që kanë egon e tyre, dhe interesat e partive që përfaqësojnë, por mendoj dhe jam i bindur që këta katër kryetar duhet të deponojnë së bashku dorëheqjen pa marrë parasysh çka ju thonë partitë e tyre me këtë kusht. E kryejnë detyrën deri sa të përfundojnëzgjedhjet”, ka shtuar ai.