Hakimi rezulton pozitiv me COVID-19, mungon në miqësoren e PSG-së

E publikuar: 17/07/2021 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Achraf Hakimit do t’i shtyhet debutimi më PSG-në.

Sipas L’Equipe, Achraf Hakimi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai është vetizoluar dhe iu është nënshtruar protokolleve kundër COVID-19 dhe do të vazhdojë stërvitjen individuale.

Hakimi do ta humb miqësoren e PSG-së ku parashihej të debutonte.

Në fakt, ai kishte rezultuar pozitiv në muajin tetor të vitit të kaluar, dhe kjo është hera e dytë që ai infektohet me virusin.