Haki Abazi i ashpër me Bislimin në komision: Po ju bëj pyetje specifike, a keni folur për Asociacionin

E publikuar: 05/05/2021 10:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Haki abazi - besnik bislimi

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, është duke raportuar para deputetëve në Komisionin për Punë të Jashtme, raporton Gazeta Express.

Ndaj të njëjtit ka pasur disa pyetje kryetari i Komisionit, Haki Abazi.

Ai e ka pyetur për vizitën në Bruksel dhe takimin që ka pasur atje me zyrtarë të BE-së.

Specifikisht, Abazi ka pyetur për Asociacionin me kompetenca ekzekutive e nëse i njëjti është përmendur gjatë vizitës.

Megjithatë, Bislimi fillimisht tha se do të dijë se a do të raportojë vetëm për vizitën në Bruksel apo për procesin e dialogut në përgjithësi.

“Ne po kërkojmë informacion për vizitën në Bruksel, për çështjen e dialogut. Por kjo në parashtesë të saj kërkon një informacion për punën e përgatitjes së asaj për të cilën është biseduar lidhur me dialogun”, është përgjigjur Abazi.

“Nëse ka të bëjë me opinion tim se ku gjendemi në dialog, e tejkalon kjo raportimin tem”, ka thënë Besnik Bislimi.

Megjithatë, këtu të njëjtit iu është kundërpërgjigjur deputeti i LVV-së, që tha se kjo nuk është çështje opinionesh por pyetje specifike.

“Nuk është çështje opinionesh, pyetja ke specifike, a e ka përmendur, a ka thanë se është pranu asociacioni me komptetenca ekzektuive gjatë reflektimit e punës që ka ndodhë në të kaluarën”, tha Abazi.

Bislimi ka shtuar se zyrtarja e BE-së ka folur vetëm për marrëveshjet e arritura deri më tani.

“Prap po them, ajo ka fol qysh është arrit marrëveshja e parë, e marrëveshja e dytë. Ajo nuk ka fol as për kompetenca as për mugnesë të kompetencave, është shpejgu nga një prej anëtarëve të z.Lajçak në 15 minutat e parë të takimit të dytë”, tha Bislimi.

Haki Abazi tutje e ka pyetur Besnik Bislimin se pse po kërkon që seanca të jetë e mbyllur.

“Nëse ka informata të ndishme, duhet me kërku që seanca me u mbyllë”, ka thënë Bislimi./GazetaExpress/