Hajnat e maskuar vjedhin 450 euro në një pompë derivatesh në Skenderaj

E publikuar: 30/06/2021 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hajnat kanë vjedhur 450 euro në një pompë të derivateve në fshatin Tërnavc të Skenderajt.Rastin e ka raportuar një punëtor i cili ka thënë se derisa ishte në vendin e punës, kanë ardhur dy persona në këmbë të maskuar dhe armatosur. Pasi i kanë vjedhur paratë, ata kanë ikur në drejtim të panjohur.Të lënduar nuk ka. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.