Hajdari: Na shpëton puna e punëtorëve dhe jo kapitali i milionerëve

E publikuar: 01/05/2020 15:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS),Rozeta Hajdari, uron Ditën Ndërkombëtare të Punëtorve, duke thënë se puëntorët janë aseti kryesor i shoqërisë në vend, njofton Klan Kosova.

Ajo në në konferencë për media deklaroi se si ministri i kanë dy barra atë të trashëgimisë dhe gjendjes aktuale.

“Lidhur me trashëgimin i kemi trashëguar shumë probleme nga e kaluara si numrin e të punësuarëve, mungesën e sigurisë në punë, kushtet e vështira dhe cënimin e të drejtave të punëtorëve”.

“Ndërsa me gjendjen aktuale me pandeminë Covid-19 jemi duke u përballur me situatën më të vështirë që nga paslufta. E kuptojmë se puna është shpëtim për shoqërinë tonë, në këtë kohë të pandemisë puna e punëtorit është kryesore”.

“Resursi njeri dhe punëtori shërbejnë në funskionimin e mirë të institucioneve shtetërore, mirëfunksuinimin e furnizimit me shërbime esenciale edhe gjatë pandemisë pra na shpëton puna e punëtorëve”.

“Me pandeminë mund të them se jemi duke u përballur me situatën më të vështirë ekonomike që nga koha e pasluftës. Përkushtimi i punëtorëve të dashur dhe të nderuar na shpëton, nuk na shpëton kapitali i milionerëve”, ka thënë Hajdari gjatë konferëncës për media.