“Guxo” me dy kryetarë, flasin nga KQZ-ja

E publikuar: 08/09/2022 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të mërkurën partia “Guxo” e ka mbajtur Kuvendin e parë Zgjedhor ku janë zgjedhur strukturat udhëheqëse të këtij subjekti politik.

Ajo se çka ra në sy ishte se u zgjodhën dy kryetarë.

Faton Peci dhe Donika Gërvalla- Schwarz, morën besimin për ta udhëhequr këtë parti.

Lidhur me këtë është deklaruar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezaj, tha se kuvendi i kësaj partie është vëzhguar nga ky institucion dhe në mbledhjen e radhës do të paraqitet një raport.

“Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim, e ka vëzhguar kuvendin qendror të partisë “Guxo”, i cili është mbajtur më 7 shtator. Sikurse herave të kaluara, nga vëzhgimi i kuvendeve zgjedhore të partive tjera, kjo Zyrë do të paraqesë në mbledhjen e radhës të KQZ-së një raport lidhur ne zhvillimin e kuvendit të partisë Guxo”- tha Elezaj.