Gruevskit i hynë “ethet në barkë: Do te udhëhiqemi nga Tirana

E publikuar: 26/03/2017 14:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e cila do të zbatojë Platformën e Tiranës e përpiluar dhe e formuar në shtet tjetër, nuk mund të jete reformuese, por se është kundër shtetit, kurse sjellja e LSDM-së është sikur të mos ketë popull dhe sikur ata aspak të mos jenë të rëndësishëm, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në profilin e tij në facbook.

“Kundrejt kësaj, rrugët e qyteteve janë të stërmbushura më qytetarë të cilët protestojnë dhe shprehin pakënaqësinë e cila qartë tregon se politikat e tilla të LSDM-së vlerësohen me dështim. E patolorueshme është se për çështje kyçe të Maqedonisë të mos pyetet populli dhe të sillen vendime të cilat janë subjekt i disave të cilët bëjnë marrëveshje ndërpartiake, dhe jo të bazuar në program të pranuar në zgjedhje nga qytetarët. Kjo quhet mashtrim zgjedhor. Derisa shkohet me logjikë të LSDM-së, atëherë humbet thelbi i mbajtjes së zgjedhjeve. Nëse mundet një ose më shumë parti të marrin vendime të rëndësishme pa u pyetur qytetarët edhe pse shumica e Maqedonisë dërgohet në opozitë, me qëllim që të zbatohet ai mashtrim zgjedhor, atëherë demokracia do të shkëputet. Hapi i tyre parësor është një mashtrim zgjedhor i popullit”, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së.

Gruevski potencon se për VMRO-DPMNE-në e vetmja dalje logjike dhe reale për dalje nga kriza politike janë zgjedhjet e shpejta të reja të cilat do të jenë referendum i qytetarëve për ardhmërinë e shtetit dhe shton se ata nuk do të jenë shpenzim dhe humbje e kohës, sepse do të mbahen bashkërisht me zgjedhjet lokale.