Lideri i VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski demanton se është në komunikim me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, i cili sot theksoi se të dy janë në kontakt dhe “vendosin për të ardhmen e Maqedonisë”.
“Me Zaev pas zgjedhjeve, as nuk jemi parë e as nuk jemi dëgjuar, edhe pse kam prit të ma urojë fitoren. Por tregoi se nuk kishte forcë për të. Në të kaluarën, natyrisht, herë pas here, kur kishte nevojë jemi parë dhe jemi dëgjuar me telefon, duke përfshirë edhe të shtunën para zgjedhjeve, kur Oliver Spasovski i pari e kërkoi Nikolla Todorov, pas së cilës edhe ne jemi dëgjuar me qëllim të shkëmbimit të informacionit për sa i përket shmangies së problemeve në ditën e zgjedhjeve .
Siç duket, Zaevi po bën çdo përpjekje për të vazhduar krizën politike në Maqedoni. Sipas zgjedhjes së qytetarëve të Maqedonisë dhe konfirmimit ndërkombëtar se zgjedhjet shkuan pa probleme dhe ishin të lira dhe të ndershme, unë në këtë kohë jam i fokusuar në formimin e qeverisë së re në mënyrë që të realizojë programin e premtuar për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”, ka shkruar Gruevski në Facebook.

















