Greva në arsim, Tahiri: Kërkuam interpelancë për ministrin e Financave

E publikuar: 12/09/2022 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se kanë kërkuar si grup parlamentar interpelancë me ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Kjo për shkak të grevës në arsim, e cila vazhdon që nga 25 gushti.

“Duke qenë se jemi dakorduar qe tema e grevës është me rëndësi edhe për AAK, gjendja është e jashtëzakonshme dhe s’mund të sillemi zakonshëm as si kuvend, as si vend, as si shoqëri e as si qeveri. E mbështesim dhe adresojmë këtë temë”.

Ai po ashtu i ka treguar prioritet e AAK-së gjatë këtij legjislacioi.

“I pari është miratimi i Ligjit të Pagave dhe njëkohësisht fillimi i zbatimit të Ligjit të Pagave më 1 janar. I dyti, aspekti që ndërlidhet me energji dhe tre, sektori privat. Ekonomia, bizneset e mesme, të vogla e korporatat janë buzë falimentimit. Janë tri tema të mëdha”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit. /Express