Greqia heq paraqitjen e detyrueshme të certifikatave të vaksinimit anti-Covid

E publikuar: 30/04/2022 23:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Duke filluar nga e diela e 1 majit, nuk do të kërkohen më certifikatat e vaksinimit kundër Covid-19 për hyrje në ambiente të mbyllura.

Hapësirat e brendshme që preken nga pezullimi i detyrimit të certifikimit për ndenjëset e brendshme përfshijnë kafene, restorante dhe ambiente argëtimi.

Masa është pezulluar edhe për turistët, të cilët duhet të tregonin certifikatën e vaksinimit me hyrjen në Greqi.

Sipas komitetit të ekspertëve mjekësorë të ministrisë së shëndetësisë, përdorimi i maskave në hapësirat e brendshme do të mbetet në fuqi të paktën deri në fund të majit.

Megjithatë, maskat rekomandohen edhe për hapësirat e jashtme të mbushura me njerëz.