Grenell vazhdon ta kritikojë Kurtin, thotë se veproi kundër Obamas dhe Biden

E publikuar: 02/03/2021 18:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

sh-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka vazhduar me deklarata kundër kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Sot, Grenell përmes një postimi në Twitter e ka quajtur Kurtin antiamerikan, ndërsa në postimin tjetër në Twitter, ai thotë se kreu i Vetëvendosjes ka bërë disa veprime kundër presidentëve amerikanë, duke hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

“Albin Kurti ka hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në një përpjekje për ta ndalur presidentin Obama që ta mbështesë demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Joe Biden gjithashtu e ka nxitur Kurtin në atë kohë që ta mbështesë demarkacionin – por, ai në vend të kësaj zgjodhi terrorizmin”, thotë Grenell.