Grenell në Beograd: Janë dy probleme në dialog, Kurti dhe që procesi drejtohet nga evropianët

E publikuar: 13/07/2022 18:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka qëndruar në Beograd, ku dhe ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike.

Sipas tij, janë dy probleme që e pengojnë procesin e dialogut në mes të dyja vendeve.

“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjetra është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell.

Ai gjithashtu ka thënë edhe një herë se nuk paguhet nga institucionet në Beograd për t’i mbajtur anë Serbisë.

“Unë jam një amerikan dhe e dua këtë rajon dhe dua ta ndihmoj”.