Grenell-Kurtit: Ktheje mbrapsht vendimin për refuzimin e gazsjellësit amerikan e evropian

E publikuar: 28/12/2021 16:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka reaguar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon vendi.Grenell ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet të kthejë mbrapsht vendimin për refuzimin e projektit për gazsjellësin amerikano-evropian.

Kjo pije është një vrasës i të gjithë parazitëve në trup!
“Albin Kurti duhet të kthejë vendimin e tij për të refuzuar një tubacion gazi amerikan dhe evropian. Kriza energjetike është problem serioz”, ka shkruar Grenell.

Më herët ka reaguar edhe kreu i Qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama, i cili ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë shqiptare për të ndihmuar Kosovën, që të paktën të mos ketë mungesë të energjisë elektrike në netët e vitit të ri.