Grenell fton të gjithë të respektojnë vendimin e Kushtetueses: Mezi pres të punoj me qeverinë

E publikuar: 29/05/2020 00:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari special i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Në një komunikatë për media theksohet se Grenelli ka thënë se “mezi pret të vazhdojë punën me Kosovën”.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell.