Grenell: Dollarët e amerikanëve shkojnë dëm duke financuar UNMIK-un

E publikuar: 16/10/2021 18:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka kritikuar shefin e UNMIK-ut për joefektivitet.

Grenell ka shkruar se misioni i UNMIK-ut, është një shpenzim i humbur i taksave amerikane.“Shefi i UNMIK-ut fajson për komunikim të dobët BE-në, Presidenten e Komisionit Evropian, von Der Leyen dhe NATO-n për dhunën e ditëve të fundit. Por ai është që është joefektiv dhe i ngadalshëm. UNMIK-u është shpenzim i humbur i dollarëve të taksave amerikane dhe ai duhet drastikisht të riformohet ose të përmbyllet”, ka shkruar Grenell.

Përmbylljen e misionit të UNMIK-ut e ka kërkuar dje edhe përfaqësuesi i SHBA-së në OKB si dhe presidentja Vjosa Osmani në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit.

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1449395689167876100?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1449395689167876100%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fekonomiaonline.com%2Fpolitike%2Fgrenell-dollaret-e-amerikaneve-shkojne-dem-duke-financuar-unmik-un%2F