Grenell bashkë me 14 kongresistë në darkë te Gjuriqi

E publikuar: 05/12/2021 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Disa anëtarë të Kongresit Amerikan dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ishin mbrëmë mysafirë në darkën e shtruar nga Ambasadori i Serbisë në Washington, Marko Gjuriq.

Bëhet fjalë për 14 përfaqsues nga Komisioni I Punëve të Jashtme, Komiteti Ushtarak dhe Komisioni I në Sigurisë në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA, njofton ambasada serbe në SHBA, transmeton Klan Kosova.

Aty, Gjuriq shprehu mirënjohjen e tij për të mbledhurit dhe për rëndësinë që tha se ata i kushtojnë përmirësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Sonte, me ardhjen tuaj, ju dërguat mesazhe miqësie, respekti dhe mbështetjeje për Serbinë, mesazhe respekti për rezultatet e Serbisë në vitet e fundit dhe mesazhe të afirmimit të rrugës që po ecën Serbia si një partnere e besueshne dhe shtyllë e stabilitetit në rajon”, tha Gjuriq.