Greg Delawie i përsërit Haradinajt kërkesat e SHBA -së

E publikuar: 11/09/2017 13:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie, ka qenë mysafiri i parë të cilin e ka pritur kryeministri Ramamush Haradinaj, pas marrjes së postit të kryeministrit.

Delawie pas takimit me kryeministrin Haradinaj, ka radhitur disa punë, të cilat sipas tij, qeveria Haradinaj duhet t’i këtë në prioritet.

“Sapo pata një takim me kryeministrin e ri. Ia bëra të qartë se SHBA’të vazhdojnë ta përkrahin Kosovën si shtet. Prioritetet tona sa i përket politikave, mbesin ato që kanë qenë edhe gjatë viteve të kaluara, kanë të bëjnë më përmirësimin e sundimit të së drejtës, zhvillimin ekonomik, dhe përmirësimin e tij”, ka thënë Delawie.