Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Ferizaj

E publikuar: 16/01/2023 18:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë kësaj të hëne, një pompë e deriavateve është grabitur para rreth një ore në magjistralen Kaçanik-Ferizaj.

Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.

“Mund të konfirmoj që para 1 ore ka ndodhur një grabitje e armatosur në një pompë në magjistralen Kaçanik-Ferizaj”, ka thënë Shabani.

Tutja ai ka njoftuar se dy persona të cilët kanë ardhur me motoçikletë dyshohet se kanë grabitur mbi 500 euro në pompë të derivateve.