Gorani: Vendimi i LDK-së për Vjosa Osmanin i jep fund agonisë politike

E publikuar: 30/03/2021 21:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot ka bërë të ditur se subjekti që e drejton do të qëndrojë në seancën ku votohet për ta bërë Vjosa Osmanin presidente.Sociologu Dukagjin Gorani ka thënë se pajtohet me këtë vendim të LDK-së.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova, ai ka theksuar se një hap i tillë i jep fund agonisë politike në vend.“Unë pajtohem me atë që e ka bërë Lidhja Demokratike e Kosovës sot, pajtohem me faktin se vendimi i tillë në një mënyrë i jep fund agonisë”.

“Duhet të kemi institucione funksionale që të mund t’i kthehemi vlerësimit përmes veprave dhe efikasitetit – e jo që të gjitha këto me u bë përmes një gare të pafund të procedurave”.“As qeveria dhe as presidenca nuk janë institucione që duhet të gjykohen përmes këndit procedural dhe për fat të keq ka 4-5 vjet që bëhet kështu”.

“Me vendimin e sotëm të LDK-së i hapet udhë diçkaje që është dashur të jetë përqendrim i gjithë shoqërisë – sa janë këto institucione në gjendje ta përmirësojnë mirëqenien e shoqërisë”.