Gola: Shqetësuese gjuha e përdorur nga Sindikata, Basha e kishte fjalimin me argumente

E publikuar: 21/09/2022 18:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, thotë se gjuha e përdorur nga SBAShK-u është shqetësuese dhe e papranueshme.

Gola, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se për të mirën e përgjithshme i ftuan që të diskutojnë, por se gjuha e përdorur të cilën e konsideron si politike nuk i ka kontribuar aspak klimës racionale të diskutimit.

“Për mua ka qenë shumë shqetësuese kur njëri prej eksponentëve sindikal duke u përgjigjur në pyetjen e nënkryetari të komisionit që e nxori si shqetësim dimrin që po vjen dhe anëtarja e sindikatës thotë po mirë se do të shkojmë në veri. Kjo gjuhë politike jo vetëm që nuk i kontribuon klimës racionale të diskutimit, por edhe e militarizon dhe e bën të vështirë komunikimin racional”.

“Çfarë ndikimi gjuha e tillë në një komision parlamentar i cili po thërret dhe fton që të diskutohet në mënyrë shumë të matur”, tha Gola.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com