Gjyqtari pranon një kërkesë të Thaçit që lidhet me rishikimin e paraburgimit

E publikuar: 18/12/2021 12:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gregory Keohe, avokat i Hashim Thaçit ka kërkuar para disa ditësh që gjykata t’ia mundësojë ish-presidentit një zgjatje kohore në rishikimin e paraburgimit dhe dërgimin e parashtresave për marrjen e vendimit.

Këtë kërkesë e ka pranuar dje gjyqtari i Procedurës Paraprake, shkruan lajmi.net.

Vendimi fillestar ishte që Thaçi parashtresat e tij t’i dërgojë deri më 17 janar 2022.

Pas kërkesës së avokatit dhe vendimit të gjyqtarit, afati është shtyrë deri në 10 ditë pas vendimit të Apelit.

Ky organ pritet të nxjerrë një vendim që do ta rrëzojë osë lë në fuqi vendimin e gjyqtarit francez të procedurës paraprake i cili ua refuzoi lirimin krerëve të UÇK-së, pavarësisht garancave të policisë.

Vendim i njëjtë është marrë edhe për Veselin, Selimin e Krasniqin, mirëpo që i njëjti është kumtuar në seancën e kaluar për ecurinë e çështjes.