Gjykata Themelore në Prishtinë shpallet gjykata më transparente në Kosovë

E publikuar: 30/09/2020 14:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë është shpallur Gjykata më transparente në Kosovë, nga programi i USAID-it për fuqizimin e sistemit të drejtësisë.

Kryetarja e kësaj gjykate, Afërdita Bytyçi, me rastin e pranimit të këtij çmimi, ka thënë se ky çmim është vlerësim i punës së institucionit që ajo drejton dhe se kjo gjykatë ka publikuar mbi 6 mijë e 500 aktgjykime në portalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Gjykata Themelore deri më tani ka arritur që në total të publikojë mbi 6 mijë e 500 aktgjykime dhe vetëm për 6 mujorin e parë ka publikuar mbi 2 mijë e 200 të tilla, duke qenë lider me numrin e aktgjykimeve të publikuara në webportalin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, ka thënë Bytyçi.

Ajo po ashtu ka falënderuar USAID-in për çmimin dhe të gjitha organet brenda Gjykatës Themelore për angazhimin e tyre në publikimin e aktgjykimeve.