Gjykata Speciale nuk jep detaje nëse ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit

E publikuar: 26/10/2020 10:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Speciale nuk ka dhënë detaje nëse është ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se derisa një aktakuzë të bëhet publike, ajo mbetet konfidenciale.

Gjykata nëpërmjet një përgjigje për KosovaPress, ka thënë se konfidenciale mbesin edhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e aktakuzës.

“Derisa një aktakuzë të bëhet publike ajo mbetet konfidenciale si dhe procedurat që lidhen me shqyrtimin e saj. Në bazë të Rregullores së Procedurës dhe të Provave, nëse një aktakuzë konfirmohet ajo do të bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të Akuzuarit para Gjykatës”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Speciale.