Gjykata refuzon propozimin e noterëve për shtyrje të ekzekutimit të udhëzimit të vendimit të ministres Haxhiu

E publikuar: 16/09/2022 15:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu ka njoftuar se Gjykata e Themelore në Prishtinë e ka refuzuar propozimin e Odës së Noterëve për shtyrje të ekzekutimit të udhëzimit për tarifa noteriale.

Ajo ka thënë se udhëzimi që është propozuar shtyrja e ekzekutimit të tij, ul në mënyrë të konsiderueshme tarifat për shërbime noteriale, e po ashtu lirohen në tërësi nga këto tarifa fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Gjykata e Themelore në Prishtinë sot e refuzoi si të pa bazuar propozimin për shtyrje të ekzekutimit të Udhëzimit të ri Administrativ për Tarifat Noteriale”, ka shkruar Haxhiu në profilin e saj në Facebook.Sipas saj, pjesë e hartimit të këtij udhëzimi kanë qenë edhe noterët por qe ata nuk janë pajtuar më të.Ndryshe, Oda e Noterëve nuk është pajtuar më këtë udhëzim andaj rastin e ka dërguar në gjykatë.