Gjuriq akuzon EULEX-in dhe KFOR-in për mos sigurinë e Serbëve

E publikuar: 07/01/2018 12:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Serbi, Marko Gjuriq i ka vlerësuar si akt të marrëzisë protestat në Gjakovë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, ku disa prej tyre janë të dyshuar për krime lufte.

Ai për këtë ka fajësuar forcat e EULEX-it dhe KFOR-in.

“Pyetja është se çfarë po bëjnë mijëra pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it në Kosovë, kur nuk janë në gjendje të sigurojnë katër murgesha për të marrë frymë lirisht. Ata kanë bllokuar murgeshat tona në Gjakovë, dhe kjo është nxitje e urrejtjes”, tha Gjuriq

“Prandaj ne si qeveri e Serbisë do të vazhdojmë të luftojmë që serbët në Kosovë të mbijetojnë, dhe të bëjmë përpjeke që ata të kenë jetë më të mirë”, shtoi ai.

Ndryshe, Marko Gjuriq është duke qëndruar në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve ortodokse./insajderi/