Gjuajtje me armë në qendër të Prishtinës

E publikuar: 23/04/2021 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia e kosoves

Afër sheshit “Nënë Tereza” ka pasur gjuajtje me armë para disa minutave.Në vendin e ngjarjes ka dal edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se nga të shtënat nuk ka pasoja në njerëz.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karaketrizojnë rastin.

Informatat e para flasin për dyshimet se persona të dyshuar nga një veturë kanë shtënë në drejtim të një personi dhe me shpejtësi janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona te lënduar”, tha Ahmeti.