Gjoshi: Kurti nuk ka më turp që nga dita që e theu premtimin ndaj nënave gjakovare

E publikuar: 21/04/2022 22:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka vënë në pah atë që ai e konsideron “hipokrizi” të kryeministrit Kurti në veprimet politike të tij.

Gjoshi me anë të një postimi në Facebook ka përmendur faktin se para një jave, Kurti deklaronte se sulmet “terroriste” ndaj Policisë po vijnë nga territori i Serbisë.
Ndërkaq, pas një jave, siç thotë Gjoshi, Kurti po e dërgon në Bruksel zëvendësin e tij për të dialoguer me Serbinë.

“Ky është Kurti i vërtetë. Dialogu i është bërë prioriteti numër një dhe për të më nuk ka ndonjë turp nga dita që e ka thyer premtimin e dhënë Nënave Gjakovare se në dialog nuk do të shkojë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre të pagjetur”, ka shkruar Gjoshi.

Postimi i plotë:

Para një jave, Albin Kurti deklaronte se sulmet terroriste kundër Policisë së Kosovës në territorin e Kosovës po vijnë nga territori i Serbisë.

Pas një jave, Albin Kurti e dërgon në Bruksel zëvendësin e tij, ekonomistin e dështuar Besnik Bislimi, për të dialoguar me Serbinë.
Ky është Kurti i vërtetë. Dialogu i është bërë prioriteti numër një dhe për të më nuk ka ndonjë turp nga dita që e ka thyer premtimin e dhënë Nënave Gjakovare se në dialog nuk do të shkojë pa u zbardhur fati i familjarëve të tyre të pagjetur.

E pashpjegueshme se si Zëvendësi i Kurtit, ka qëndruar me orë të tëra në takimin me palën serbe, por ai nuk i ka ngritur si shqetësim sulmet kundër Policisë së Kosovës.

Bislimi është si shefi i tij Kurti, i braktisin temat dhe çështjet me interes për Kosovën, njejtë qysh i kanë braktisur edhe premtimet për Nënat Gjakovare, hallet e të cilave nuk po i përmendin as në Bruksel dhe as në Prishtinë.