Gjithnjë e më shumë foshnje pagëzohen me emrin e Dua Lipës

E publikuar: 26/08/2020 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua dhe Kyle janë ndër emrat që prindërit në Britaninë e Madhe më së shpeshti kanë zgjedhur për fëmijët e tyre kohët e fundit, sipas të dhënave nga Zyra për Statistikat Kombëtare në Londër.

Gjatë vitit 2019, numri i foshnjave me emrin Dua u dyfishua në krahasim me vitin 2017, kur këngët e këngëtares së njohur kosovare Dua Lipa, u bënë hite të mëdha në Britaninë e Madhe.

Popullariteti i emrit Kylo ndërkaq është në rritje që nga shfaqja e vazhdimit të nëntë të filmit “Star Wars”, sipas Kylo Ren.

Të dhënat tregojnë se 126 bebe u emëruan Dua gjatë vitit 2019, në krahasim me 63 gjatë vitit 2017.

Emri Kylo është rritur në popullaritet që nga paraqitja e parë në vitin 2015, dhe numri i djemve që u pagëzuan me këtë emër u rrit nga 10 në 67 në vitin 2019.

Ndryshe, Oliver dhe Olivia janë ende numër një në Angli dhe Uells, me më shumë se 9,000 foshnja të pagëzuara në vitin 2019.