Gjilanit i duhet një Qendër Covid!

E publikuar: 01/10/2021 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot takuam personelin shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, personel i cili po vazhdon të përballet me intensitet të lartë të punës, si pasojë e pandemisë. Mungesa e ndihmës së institucioneve komunale është evidente edhe aty.

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Armend Rexhepi e Florentina Vokshi, si dhe me deputeten Arijeta Rexhepi, u zotuan se pas 17 tetorit, kur Komuna do të udhëhiqet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, shëndetësia do të jetë në qendër të prioriteteve tona. Ndalimi i nepotizmit, sigurimi i barnave esenciale, si dhe bashkëpunimi në interes të shëndetit publik, do jenë synimet tona në mandatin e parë.

Sepse më 17 tetor, Gjilanit i rikthehet shpresa!