Dani Alves mund të largohet pas vetëm një viti te “Zonja e Vjetër”, për të shijuar një aventurë të re
Paraqitjet e shkëlqyera të Dani Alves tek Juventusi, ka shtyrë klubet e mëdha angleze të interesohen për shërbimet e ish mbrojtësit të Barcelonës, i cili mund të largohet pas një viti në Torino.
Sipas mediave britanike, Tottenham, Manchester United, Manchester City dhe Chelsea janë të interesuara për brazilianin, i cili tashmë është shndërruar në njërin ndër lojtarët kryesor te “Zonja e Vjetër”.
Alves ka kontratë me Juven deri në vitin 2018, por nuk përjashtohet mundësia që gjatë kësaj verë të bëhet më skuadër të re, i cili gjithmonë ka treguar admirimin që ka për Premierligën dhe duke parë moshën (34 vjeçar), kjo është mundësia më e mirë për ta shijuar edhe këtë ligë. /Express/