Gjermania planifikon pezullim të udhëtimeve me vendet ku është paraqitur varianti i ri i COVID-19

E publikuar: 28/01/2021 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjermania planifikon në ndalimin gati të plotë e udhëtarëve nga Britania e Madhe, Portugalia, Brazili dhe Afrika e Jugut pasi qeveritë evropiane janë duke ndaluar lëvizjen e qytetarëve nga vendet ku kanë shpërthyer variantet e reje të COVID-19.

Nisma e Berlinit erdhi pas takimit të ministrave të brendshëm të BE-së për koordinimin e kufizimeve të udhëtimeve nderkombëtare, transmeton arbresh.info

Javën e kaluar Belgjika ndaloi të gjitha udhëtimet jo-thelbësore nga toka, deti dhe ajri brenda dhe jashtë vendit, edhe Holanda njoftoi për ndalimin e fluturimeve prej Mbretërisë së Bashkuar, Afrikës së Jugut dhe Amerikës së Jugut.

“Për të mbrojtur popullsinë tonë, nuk duhet të ketë hyrje nga shumë rajone ku janë shfaqur variante të koronavirusit,” tha ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.

Seehofer tha se Gjermania synonte të ecte përpara me planet e saj edhe nëse BE nuk do të bie dakord për masa të ngjashme në të gjithë bllokun. “Ne nuk mund të presim një zgjidhje evropiane që plotëson pritjet tona, për atë po përgatisim masa kombëtare,” tha ai, shkruan The Guardian./arb/