Gjermania i dhuron laborator të gjuhës gjermane FSK-së

E publikuar: 06/09/2017 13:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendës ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë të Kosovës, z. Muhamet Latifi dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën në vizitë pune, zëvendës ambasadorin e Gjermanisënë në Republikën e Kosovës, z.Jan-Axel Voss, shkruan infosot.
Zëvendës ministri Latifi e falenderoi ambasadorinVoss, për ndihmat e vazhdueshme që Gjermania po jep për Kosovën dhe në kuadër të saj edhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Z. Latifi përmes zv. ambasadorit Voss, falenderoi edhe Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat Ushtarake të Gjermanisë, të cilët po japin një koontribut të madh në profesionalizimin e FSK-së, përmes shkollimit, trajnimeve,pjesëmarrjes në ushtrime dhe seminare të pjesëtarëve të FSK-së dhe përmes donacioneve.
Gjithashtu, zëvendës ministri Latifi dhe gjenerali Rama, me këtë rast e njoftuan zv.ambasadorin Voss,edhe me zhvillimet dhe të arriturat e përgjithshme të FSK-së.
Nga ana e tij, zëvendës ambasadori gjerman Jan-Axel Voss, premtoi se do të angazhohet për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimitë mirë, ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Pas takimit, në kazermën “Adem Jashari” u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të laboratoritmodern për mësimin e gjuhës gjermanepër pjesëtarët e FSK-së.
Në takim ishin prezent edhe zëvendës komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, atasheu ushtarak i Gjermanisë në Kosovës, koloneli MartinHerrmanndhe këshilltari gjerman për Logjistikë në MFSK-së, nënkoloneli MichaelGierse. /infosot/