Gjermani, shans për azilkërkuesit e refuzuar por të integruar

07.06.2022 19:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Gjermani, shans për azilkërkuesit e refuzuar por të integruar

Nëse projektligji miratohet pritet të përfitojnë 105 000 persona.

Të gjithë atyre individëve që u është refuzuar kërkesa e azilit, por që ndërkohë janë të integruar në Gjermani, do të mund të qëndrojnë të ardhmen në këtë vend.

Kështu raporton revista gjermane “Der Spiegel” e cila thotë se Ministria e Punëve të Brendshme në Berlin ka një projektligj që do t’u japë shansin azilkërkuesve të refuzuar të qëndrojnë në Gjermani.

Nëse ky projektligj i cili pritet të paraqitet së shpejti do të hyjë në fuqi pritet që të përfitojnë 105 000 persona.

Përmes kësaj të gjithë ata emigrant që jetojnë prej pesë vjetësh apo më gjatë në Gjermani me lejen “Duldung” që është pezullim i përkohshëm i dëbimit të personave pa të drejtë qëndrimi do të kenë mundësi që të jetojnë legalisht përgjithmonë.

Konkretisht personat e prekur nga rregullorja e do të merrnin për 1 vit provë, një leje qëndrimi. Nëse në këtë kohë ata tregojnë se zotërojnë gjuhën gjermane dhe mund ta sigurojnë jetesën, mund të marrin një leje qëndrimi afatgjatë në Gjermani.

Personat e dënuar nuk përfitojnë, ashtu si ata që kanë bërë të dhëna të gabuara për identitetin e tyre për të penguar dëbimin,transmeton Express.

Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser është angazhuar për dëbimin me pasoja të azilkërkuesve të refuzuar që nuk respektojnë ligjet gjermane.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!

Osmani në takim me presidenten Metsola: Mbështetja nga Parlamenti Evropian garancë për rrugën evropiane të Kosovës

Vuçiq pas Ramës flet për pjesëmarrjen e “Ballkanit të Hapur” në Samitin e BE-së

Muja: Ka dallime esenciale mes marrëveshjes së vitit 2013 dhe asaj të nënshkruar tash

Kurti: Gjendja në terren, shumë më e keqe se marrëveshjet e vitit 2013

Tahiri kërkon sqarime nga Kurti për mospërkrahjen e rezolutës për sigurinë në vend

Kosova në pritje të liberalizimit të vizave, Osmani: Nisem drejt Brukselit me shpresë, por pa pritje të mëdha

Kuvendi nesër me dy seanca, pikë e rendit të ditës edhe Trusti

Aksidentohen dy automjete të FSK-së në Gjilan, tre të lënduar

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Pence do ta vizitojë Shqipërinë të enjten

“Më kanë sjellë deri kur i ka ra bishti çekiçit” – Rrahja për një lojë futbolli në Vushtrri (VIDEO)

Bislimi: Me udhërrefyesin kemi kthyer situatën në normalitet, por pa thënë që marrëveshja për energjinë është e mirë

Haradinaj i krahasoi Kurtin e Konjufcën me Rrahman Morinën, reagon Avdyli: Fyerja më e madhe e një politikani që nga paslufta

Kurti u drejtohet serbëve në serbisht, kërkon propozimet dhe sugjerimet e tyre

Haradinaj: Hashim Thaçi ua ka rritë pagat njerëzve, i vetmi kryeministër që s’ka rritë një cent në pagë është Albin Kurti

KEDS ka një thirrje për qytetarët pas erërave të forta

Haradinaj tregon sa para i kishte tërhequr nga Trusti