
Rezultati i zgjedhjeve në Gjermani është cilësuar si më i keqi i zgjedhjeve të konservatorëve nën udhëheqjen e Angela Merkel.
Por ajo cka bie në sy është interesi i ulët i gjermanëve për politikën dhe për zgjedhjet.
Gazeta Bild në Gjermani e vërtetoi këtë gjë duke bërë të ditur se lajmi më i lexuar i gjermanëve nuk kishte të bënte me zgjedhjet por për një makinë BMW X6.
Makina u shfaq në rrugët e Berlinit dhe kishte njolla gjaku të cilat binin shumë në sy më ngjyrën e bardhë të saj, përcjell albeu.com.
Policia ndaloi makinën ndërsa mendoi se bëhej fjalë për ndonjë krim, por rezultoi se ishte vetëm një ngjitëse që pronari i makinës i kishte vendosur makinës për ta bërë atë më të bukur sipas tij.
Fotot qarkulluan nëpër rrjetet sociale nëpër Gjermani duke u bërë lajmi më i lexuar në gazetën më të madhe në vend.

