Gjenerali Clark sot vjen në Kosovë, do jetë mysafir në një darkë fondmbledhëse

E publikuar: 15/05/2018 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ish-Komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley K. Clark sot viziton Kosovën.

Clark i cili udhëhoqi forcat e NATO-s drejt fitores në një fushatë 78-ditore kundër regjimit të Millosheviçit do jetë mysafir special i darkës fondmbledhëse gala të quajtur ”Përkrah Rrëfimin e Ardhshëm të Suksesit”, organizuar nga RTI në Kosovë (A.U.K), njofton Klan Kosova.

Kontributi do të përdoret për të ndihmuar në financimin e bursave për studentët e talentuar dhe të pa privilegjuar.

Aksioni i pëkrahur nga planifikimi i ndërhyrjes së forcave tokësore dhe një procesi diplomatik, në detyrën e tij të fundit si Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë, Wesley Clark shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë të Kosovës nga spastrimi etnik.

Mbrëmja e darkës fondmbledhëse mbahet sot.

Gjenerali Clark është pensionuar si Gjeneral me katër yje pas 38 vjetësh me Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.