Gjendet i vdekur një punonjës në një shkollë të Podujevës

E publikuar: 10/05/2017 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një punëtor sigurimi në shkollën fillore “Enver Maloku”, në Podujevë është gjetur i vdekur gjatë ditës së mërkurë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku.

Çitaku ka thënë se nuk mund të japë detaje tjera, derisa të marrin konfirmimin prej njësive përkatëse, shkruan Indeksonline.

“Jemi duke i pritë njësinë përkatëse për ta konfirmu, domethënë shkakun e vdekjes e të gjitha këto. Ka ndodhë në shkollën “Enver Maloku” në Podujevë. Informata tjera përveç konfirmimit të ngjarjes, nuk mund të japim”, është shprehur ajo.