Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në një pus në Klinë

E publikuar: 15/04/2017 09:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një i ri 24 vjeçar është gjetur i mbytur në një pus në fshatin Siqevë të Klinës.
Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia bashkë me ekipin për emergjencë dhe me mjekun, raporton AktivPress.

Rasti ka ndodhur të premten pasdite dhe tash janë duke u hetuar shkaqet e vdekjes, nëse është vetëvrasje apo vrasje e qëllimtë.