Gjendet trupi i pajetë i një burri në lum, sapo ishte divorcuar

E publikuar: 21/06/2022 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një trup i pajetë është gjendur mëngjesin e sotëm në rrjedhën e lumit Vjosa në Përmet.

Trupi i pajetë i përket një burri rreth 55-vjeç me iniciale A.P.

Mësohet se 55-vjeçari sapo ishte divorcuar dhe ishte emigrant në Greqi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për të nxjerrë nga rrjedha e lumit viktimën. Besohet se personi ka pasur qëllim vetëvrasjen por do të jetë ekspertiza ajo që do hedhë dritë mbi ngjarjen.