Gjendet i pajetë në banesë 34-vjeçari, policia zbardh dyshimet e para

E publikuar: 10/11/2017 10:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është gjendur i pajetë një person në banesën e tij.

Sipas policisë është gjendur i vdekur shtetasi D.K. 34 vjeç në shtëpinë e tij në lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”.
“Sot më datë 09.11.2017, rreth orës 09:00, lagjen Nr.13, Durrës, sektorin “Teuta”, në banesë është gjetur pa shenja jete shtetasi D.K. 34 vjeç. Nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune.

Dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale (deri në daljen e aktit të ekspertimit). Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim”, sqaron paraprakisht policia.