Gjendet pa shenja jete një person në Vushtrri – dyshohet të ketë bërë vetëvrasje

E publikuar: 01/07/2020 09:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në fshatin Prilluzhë të Vushtrrisë, ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull dhe dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Për këtë ka njoftuar Policia e Kosovës, duke treguar se vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ky është njoftimi i plotë:

Fsh. Prilluzhë, Vushtrri 30.06.2020-12:40. Viktima mashkull është gjetur pa shenja jete, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa është gjetur dhe konfiskuar një armë e shkurtë me karikator, 30-fishekë dhe një gëzhojë. Nuk raportohet për të arrestuar, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML.