Gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar në Mitrovicë

E publikuar: 10/01/2023 17:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës në Mitrovicë njoftojnë se bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar.

“Bazuar në hetimet fillestare, sot rreth orës 14:30 është raportuar se në rrugën “Evlia Qelebia” brenda objektit të “Shurdhmemecëve” është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 60 vjeçar”, ka thënë për Demokracia.com zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se hetuesit policorë me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.