Gjendet i vdek*r një burrë në një objekt të pabanuar në Prishtinë

E publikuar: 08/03/2025 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një burrë është gjetur i vdekur në një objekt të pabanuar në Prishtinë.

Policia tha se pasi ka marrë informatën ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur trupin e pajetë të viktimës.

“Prishtinë 07.03.2025 – 13:46. Më datën dhe kohën e lartcekur është dhënë informata se në Prishtinë gjendet një trup i pa jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull”.

“Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh.