Gjendet i vdekur një person në parkingun e një qendre tregtare në Pejë

E publikuar: 01/12/2022 15:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person është gjetur pa shenja jete sot në parkingun e një qendre tregtare në Pejë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës në policinë rajonale të Pejës.

“Rreth orës 12:50 policia është njoftuar se në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Pejë, në parkingun e një qendre tregtare është një person i shtrirë. Policia dhe emergjenca e QMF-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, mjeku e ka konstatu vdekjen e viktimës”, tha Gashi.