Gjendet e vdekur një grua në Lipjan

E publikuar: 26/07/2021 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot rreth orës 18:30, grua 37-vjeçare, në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, është gjetur e vdekur.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, femër, 37 vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Borovci.