Gjendet e vdekur një grua në Ferizaj, policia nis hetimet

E publikuar: 17/09/2021 09:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua në Ferizaj është hasur pa ndjenja nga njësitet policore, mesditën e së enjtes.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin, është informuar emergjenca për ndihmë mjekësore, e cila ka dalë në vendngjarje dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Ferizaj, 16.09.2021-15:56. Viktima femër kosovare nga njësitet policore është hasur pa ndjena. Është informuar emergjenca për ndihmë mjekësore e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bëhet e ditur në raportin e policisë.