Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Kosinë të Ferizajt

E publikuar: 24/07/2020 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia e Kosovës ka njoftuar se dëshmitari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke punuar në arën e tij, në fshatin Kosinë, skaj hekurudhës kishte hasur në disa  mjete shpërthyese të cilat dyshohet se kishin mbetur nga Lufta e Dytë Botërore.

“Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjeteve, kurse njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt ato mjete shpërthyese i ka tërheqë nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PK-së.