Gjashtë persona u lënduan në një aksident në Leposaviq

E publikuar: 05/03/2025 18:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjashtë persona kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku të mërkurën në rrugën Leposaviq-Jarinjë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet kompetente të policisë, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës mjekësore.

Si pasojë e aksidentit, gjashtë persona kanë pësuar lëndime, mes tyre pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku po marrin trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia po hetojnë shkaqet e aksidentit përmes njësive përkatëse.