Gjakovë – Kontrabandim me mallra

E publikuar: 30/07/2020 10:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj shqiptar shtetas të Shqipërisë, në Gjakovë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur mall komercial, me vlerë rreth 2000 euro pa dokumente përcjellëse.

“Malli është konfiskuar dhe dorëzuar doganës, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.